Tha se është vajza e tij dhe se jep jetën për të, por tranjeri që goditi 8-vjeçaren nuk i shpëtoi dënimit
Video ku një trajner godiste vajzën 8 vjeçe pasi humbi garën në Taekwondo, u bë virale. Pas gjyqit publik, Valmir Fetiu doli në rrjete sociale bashkë me vogëlushen, për të cilën sqaroi se është e bija dhe se do jepte jetën për një thua të sajin. Një deklaratë gjithashtu e rëndë, që legjitimin dhunën në familje.
Ai sqaroi se shuplakën ia dha jo për humbjen, por për faktin se ajo ishte shqetësuar pas humbjes. Megjithatë, Fetiu nuk i ka shpëtuar dënimit pas këtij akti të kryer.
Bordi Mbikëqyrës i Garave në Kampionatin Evropian të Kadetëve 2024 në Tiranë, ka marrë vendim që ta pezullojë trajnerin për gjashtë muaj, për sjelljen e tij agresive ndaj garueses në përfundim të ndeshjes.
Pas këtij dënimi ai nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin e tij as në garat kombëtare e as në ato ndërkombëtare.
gazetatema.net