Tha se babai i saj është më i bukur se i Dua Lipës, Tayna prezanton të atin
Mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermailin” e ftuara e radhës ishte reperja e re e muzikës shqiptare, Tayna. Gjatë intervistës ajo foli për karrierën, jetën private dhe marrëdhënien e ngushtë me prindërit, të cilët theksoi se i ka të rinj në moshë. Ajo u shpreh se babai i saj është më i bukur se ai i Dua Lipës, dhe të gjithëve na bëri kuriozë të dimë si dukej, shkruan Who.
Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ reperja ka publikuar një foto të prindërve të saj teksa darkojnë së bashku. Prindërit e saj duket që janë shumë të rinj dhe ndoshta mund t’i ngatërrosh me motrën ose vëllain e saj.