Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat
Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë. Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.
Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:
– kanceri i gjirit te një e afërme femër;
– histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit;
– zgjerimi i gjinve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione dhe helme;
– marrja e estrogjenit;
– një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter;
– sëmundje e mëlçisë;
– sëmundje të testikujve;
– mbipesha.
Simptomat e kancerit të gjirit tek burrat janë të ngjashme me ato te gratë.
– gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
– ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
– ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje
– skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull
– rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit
– kore ose luspa në thithkën e gjirit
– puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij
– dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.
Burimi: WebMD
Anabelmagazine