
Tetë dhoma fjetjeje dhe pesë tualete, brenda shtëpisë 650 katrorë të Medës
Këngëtari i njohur, Meda është aktiv në rrjetin social “Instagram”, ku ndiqet nga një numër i madh fansash, me të cilët ndan shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria. “Rtv21” ka publikuar së fundmi pamjet nga shtëpia super luksoze e këngëtarit. Banesa e cila është rreth 650 metra katrorë, ka 8 dhoma fjetje dhe pesë tualete. Siç shihet edhe nga fotografitë, për mobilimin e kuzhinës janë zgjedhur ngjyra kafe dhe e bardhë, që mbizotërojnë në pjesën më të madhe të shtëpisë.
