TESS – Shkolla e së bukurës hap dyert në Tiranë

Tirana Esthetics and Style School është tashmë një realitet i prekshëm për të gjithë ata të rinj dhe të reja që janë të apasionuar pas make up-it dhe stilit. Kjo shkollë e themeluar nga Maltina Braho sjell në Tiranë eksperiencën e “Make Up Forever Italia” dhe “Comfort Zone”. Ky institucion arsimor që mirëpret adhuruesit e së bukurës nuk ka asnjë ndryshim nga shkollat e tjera si motra në botë. Të gjithë ata të cilët kanë dëshirë të jenë pjesë e TESS duhet të kenë diplomën e shkollës së mesme dhe sigurisht të kenë dëshirën për të ndjekur semestrat dhe leksionet e profesorëve që vijnë çdo ditë në gjuhën shqipe dhe atë italiane.