“Tështima 6 ballë e sipër”- Elvis Pupa zbulon se është infektuar me koronavirus, jep një këshillë: Mos e kaloni bashkë me gruan, s’më la…
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka zbuluar se festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri i ka kaluar i karantinuar pasi është infektuar me COVID së bashku me bashkëshorten e tij.
Në një video të publikuar në Instagram, mes batutave e humorit, Elvis Pupa tregoi simptomat që kishte përgjatë periudhës që ishte i infektuar.
Ndërsa këshilloi ndjekësit që të mos e kalojnë COVID në të njëjtën periudhë me bashkëshorten, pasi gruaja “se kishte lënë ta kalonte sëmundjen si zotëri”.
“Jam bërë ta kap COVID edhe njëherë nga fillimi, ta bëj sëmundjen si zotëri, për qejfin tim”, tha ndër të tjera me shaka Elvis Pupa.
“Ore do thoni ju pse uron ky Vitin e Ri në mes të janarit?! Kjo sepse Krishtlindjen dhe vitin e ri i kam kaluar në karantinë. Më në fund më zuri dhe mua COVID. Të them të drejtën fillova të bëhem xheloz, thashë çfarë kam unë që nuk po ma var ky.
Dy ditë para Krishtlindjeve shkuam me gruan dhe blemë një bredh natyral, për arsye të të vinte aroma e bredhit në shtëpi. Harxhuam një hale pare dhe të nesërmen na kapi COVID dhe iku nuhatja. Pas dy ditësh na iku edhe shija.
Filluan teshtimat, gjashtë ballë e sipër për teshtimë. Aq fort teshtinim sa më dilnin pantoflat nga këmba. Pastaj filloi kolla, në fillim ishte e lehtë si ‘pjeshkë blloku’, nga darka bëhej aq e rëndë sa binte alarmi i shtëpisë.
Katër herë ka ardhur policia se kujtonte se po më vidhnin shtëpinë. Lodhja bënte punën e vet. Mirë e kalova por më lodhi pak. Do ju jap një këshillë, kush po e kalon COVID ose do e kalojë në të ardhmen, kalojeni vetëm, tek pullë.
Se në momentin që kaloni COVID bashkë me gruan, sëmundja bëhet shumë e rrezikshme. S’ka vaksinë që iu bë bën derman, gjithë ditën duke i qëndruar në këmbë gruas. Visi sa hapte sytë, do ma sjellësh një gotë ujë. Sa pinte ujë: “Visi do na qërosh një frut”. Çohesha dhe i qëroja ndonjë frut. Pastaj do ma bësh një kafe, jo ekspres por turke që të shoh filxhan. Gjithë ditën Visi, Visi, Visi. Visi në mëngjes, Visi në darkë, Visi pasdite. Më çmendi. Nuk e mora kur erdhi, kur iku, kur ndejti, kur u largua sëmundja. S’më la kush të bëja smullik rehat. Jam bërë ta kap COVID edhe njëherë nga fillimi, ta bëj sëmundjen si zotëri, për qejfin tim. S’më la gruaja, më hutoi. Që në fillim i mora masat, në dhoma veç, sa shtrihesha vinte tek dera e dhomës si shpirti i keq “Visi, të puth i çik. Unë se kam problem edhe të vdes me ty”. I thashë: “Ti rrofsh, po vazhdo planin tënd, kam plane të tjera. S’dua të vdes”, rrëfeu aktori.
/Panoramaplus.al