“Tërmeti provoi të kundërtën”, juristi: Pse do të auditohen vetëm ndërtimet mbi 50-vjeçare?
Referuar tërmetit në 2019, ai thotë se ajo fatkeqësi natyrore provoi të kundërtën.
Hamataj: VKM është bazuar te një ligj dhe ligji e thotë konkretisht: Do i nënshtrohen këtij auditimi vetëm ndërtimet mbi 50 vjet. Do prisja nga inxhinierët të na shpjegonin se pse do të jenë vetëm ato që kanë mbi 50 vjet kur tërmeti tregoi të kundërtën. Objektet që në shumicën e rasteve pësuan dëmtime nuk ishin ato që ishin mbi 50 vjet, por ato që ishin ndërtuar pas vitit 1990.
Ora News