Tërmeti në Shqipëri lajm kryesor në mediat e huaja, ja çfarë shkruhet
Tërmeti që goditi Shqipërinë konsiderohet si një nga më të fuqishmit të këtyre viteve të fundit, duke qenë se pati pasoja fatale edhe për shumë familje. Edhe mediat e huaja kanë raportuar orë pas ore këtë ngjarje të rëndë. Tërmeti ka zënë vendin kryesor në lajmet e mediave botërore, duke qenë se sipas tyre ky ishtë më i fuqishmi i dekadave të fundit. Reuters ka marrë dëshmi nga qytetarë të cilëve u janë shembur ndërtesat dhe raporton se shumica e banesave të dëmtuara janë të ndërtuara me tulla. Ndërsa CNN e BBC kanë raportuar herë pas here live, për të mësuar të rejat më të fundit nga kjo ngjarje e rëndë. Edhe tabloidi “Daily Mail” i dedikoi një shkrim të veçantë tërmetit 6.4 ballë, duke publikuar fotot e frikshme të pasojave që ai la pas. Gjithashtu nuk kanë munguar raportimet nga mediat e tjera amerikane, greke e italiane.