Tërmet i fuqishëm shkund Stambollin, shihni si lëkunden kullat e larta (Video)

Një tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter ka goditur Stambollin, rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivrit.

Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, që kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.

Emergjencat ndërkohë kanë evakuuar disa shkolla dhe kopshte, dhe mbetet ende e paqartë nëse ka dëme në njerëz.

Turqia është një shtet që ka një risk të lartë nga goditja e tërmeteve, ku më u forti ka vetëm 8 vite që ka rënë. Më shumë se 200 u vranë dhe 1000 u plagosën pas një tërmeti të fuqishëm 7.2 që goditi Turqinë në juglindje në 23 tetor 2011.

https://www.youtube.com/watch?v=TgaBmNKWqwI

(E.K/Faxweb.al)