Tërhoqi vëmendjen e “Vogue Italia”, njihuni me modelin e parë albin shqiptar!
Mario Prendi është modeli i parë albin shqiptar. 25-vjeçari tërhoqi vëmendjen e agjencive të modelingut duke marrë pjesë në disa projekte, dokumentarë, si figurant dhe model në revistat “Imodels” dhe “Vogue Italia”.
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria live” në Top Channel ku u shpreh se “të jesh albin në Shqipëri të përball me paragjykime dhe bullizëm”. Mario ka studiuar për drejtësi dhe aktualisht punon si këshilltar ligjor në një kompani. Ndërkaq, ai u shpreh:
Para tre vitesh. E nisa më shumë si një projekt për qejf, për veten time. Nuk e mendoja se do të kishte këtë imapkt pozitiv. Isha 22-vjeç kur nisa, tani jam 25. Më kontaktoi një fotograf e më tha se jam i ri e po bëj disa projekte. Projekti i parë lidhet me punë, e gjatë rrugës projekti nuk u krye, por bëra miqësi me fotografin. E duke bërë foto të tjera, pati reagime të mira nga profesionistët. E foto u postua dhe te “Vogue Italia”. Nëse nuk do të isha albin, sigurisht që nuk do të kisha rënë në sy. Në Shqipëri nuk ishte bërë asnjëherë kjo, ndërsa jashtë shtetit janë bërë njerëzit e veçantë pjesë e projekteve të ndryshme. Shoqëria këtu është e painformuar, e çdo gjë e re dhe jashtë normales, ka paragjykime. Por këto i ndjen më shumë kur je fëmijë dhe adoleshent.
Sjellim në vëmendje, se albinizmi është rezultat i ndryshimeve gjenetike që pengojnë pjesërisht ose plotësisht prodhimin e pigmentit të melaninës, që është përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës.
Lëkura e bardhë, flokët e arta dhe buzëqeshja janë karakteristikat që e bëjnë modelen albine me bukurinë e rrallë të dallojë nga të tjerët. Xueli është një modele e “Vogue”, por jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë nën dritat e famës dhe modelingut.
Rikujtojmë, se përmes artit të saj, fotografja Yulia Taits ka nxjerr në pah hijeshinë e njerëzve albinë. Ajo ka publikuar 2 projekte kushtuar këtyre njerëzve me këtë gjendje të rrallë të lëkurës. Portretet e Yulia-s arrijnë të kapin bukurinë që këto njerëz kanë dhe përmes tyre, ajo ka inkurajuar shumë njerëz që të jenë të sigurt në lëkurën e tyre.
Top Albania Radio