Tërheqja e detit/ Në Divjakë, prej vitesh fenomeni më i theksuar
Zbaticë më e theksuar por edhe një tërheqje deti më e madhe se kudo në vijën tonë bregdetare vihet re në Divjakë.
Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë zonë është larguar ndjeshëm. Një platformë e vjetër dërrasash për lidhjen e varkave ka dalë në sipërfaqe me tërheqjen prej 30 metrash të detit.
Fotjon Prençe, shef monitorimi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier thotë se niveli i ujit përveç detit është ulur ndjeshëm dhe në lagunën e Karavastasë, e cila është në pikën më të ulët historike. Në lagunë ky fenomen dëmton botën nënujore.
“Tërheqja e detit ka filluar rreth viteve 2000 e deri tani deti është larguar rreth 500 metër”, thotë një peshkatar.
Peshkatarët e zonës të mësuar me largimin e detit thonë se këtë vit vështirë se uji të rikthehet më.
Top Channel