“Tepër homoseksual…”, Hungaria tërhiqet nga ‘Eurovizion 2020’
Hungaria ka vendosur të tërhiqet nga ‘Eurovizion 2020’! Sipas ‘The Guardian’, shkak për këtë është bërë marrëdhënia e ngushtë që ky festival ka me LGBT.
Megjithëse nuk janë bërë ende të ditura arsyet zyrtare të tërheqjes nga Festivali, duket se vendimi u mor për shkak të rritjes së retorikës homofobike në Hungari. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban filloi një politikë ‘Familja mbi të gjitha’ e cila synon të ndihmojë familjet tradicionale për ngritjen e natalitetit.
Ndërsa më parë, presidenti i parlamentit hungarez e krahasoi birësimin e fëmijëve nga çiftet të së njëjtës gjini me pedofili. Në televizionin proqeveritar, ‘Eurovizion’ u quajt “Flotë homoseksuale”.
Një burim në shërbimin publik hungarez MTVA tha për Guardian se edhe pse asnjë arsye nuk është dhënë nga brenda për tërheqje nga festivali, supozohet se arsyeja ishte lidhja e Eurovisionit me kulturën e LGBTK.
“Unë nuk u befasova. Kjo vjen nga nga kultura organizative e MTVA”, tha burimi.
Më parë, faqja hungareze indek.hu citoi burime pa emër në mediat publike duke spekuluar se arsyeja e tërheqjes ishe ndoshta sepse Eurovisioni u vlerësua si “shumë homoseksual”.