Teoricieni ‘ekspert’ tregon përfundimisht nëse ‘ka apo jo jetë pas vdekjes’
Një teoricien fizike ka thënë së fundmi se mund t’i përgjigjet me saktësi pyetjes shekullore se çfarë ndodh me mendjen apo ndërgjegjen tonë pas vdekjes, dhe kjo mund të diçka që mund të mos kishit pritur të dëgjonit.
Megjithë kontestimet e shumta mbi teorinë apo kualifikimet e tij, Sean Carroll, profesor i jashtëm filozofie natyrore në institutin e Santa Fe dhe Johns Hopkins në SHBA, tha se pas vdekjes ‘nuk duket se ndodhin shumë gjëra me atë që mbetet nga njeriu’.
Në një diskutim të fundit në konferencën e përvitshme të fokusuar në shkencën, skepticizmin dhe mendimin kritik në Nevada, teoricieni Carroll tha se kjo ndodh pasi ligjet e fizikës që qeverisin jetën e përditshme ‘tashmë kuptohen nga shkenca’.
Kur ne vdesin nisim të ndalojmë se ekzistuari prandaj nuk ka kuptim material për mënyrën sesi mund të vazhdojmë ekzistencën, thotë në shpjegimin e tij modest Carroll.
“Kjo ndodh pasi nuk ka pjesëza ose forca që të mbajnë informacionin në trurin tonë pas vdekjes”, tha ai, duke shtuar se pretendimet për jetën pas vdekjes sipas tij, “shkelin ligjet e fizikës”.
Kritikët thonin se teoria e tij vjen megjithëse shkenca nuk ka përcaktuar vendndodhjen apo se si funksionon ndërgjegjia dhe mendimi i njeriut.
Por Carrol nuk lëkundej në qëndrimin e tij: “Pra nuk ka mundësi që njohuria që ju kishit para vdekjes të vijojë pas reaksioneve kimike që ndodhin në momentet e vdekjes, dhe këtu e kam fjalën për ato që pretendojnë shpirtin ekstra-material që mund të mbetet pas vdekjes së trupit”.
“Me fizikën që ne njohim kjo nuk është e mundur, pasi me atë që dimë është se ne jemi një koleksion atomesh që i bindemi ligjeve të fizikës”.
Më tej në fjalën e tij Carroll tha se kjo nuk do të thotë që njerëzit të mos kryejnë një jetë të mirë e të realizuar, por përgjigjet duhet të plotësohen me mënyrën sesi funksionon realiteti “në nivelin themelor”.
Përgjigja e tij u vlerësua nga stabilimenti i afërt me institucionet qeveritare, por u kritikua nga mbështetësit e teorive fetare dhe rrymave të ekzistencës shpirtërore të njeriut, që e konsiderojnë njeriun si krijimin e Zotit dhe një shëmbëlltyrë të perfeksionit të tij, për të cilin shumë gjëra janë të paditura nga “shkenca” aktuale.
Kur ne vdesin nisim të ndalojmë se ekzistuari prandaj nuk ka kuptim material për mënyrën sesi mund të vazhdojmë ekzistencën, thotë në shpjegimin e tij modest Carroll.
Kritikët thonin se teoria e tij vjen megjithëse shkenca ende nuk ka përcaktuar vendndodhjen apo se si funksionon ndërgjegjia dhe mendimi i njeriut.
Top Channel