TENTUAN GRABITJEN NË ARGJENDARINË NË SHKODËR/ Kush janë “Bonnie and Clyde” vlonjatë që i dështoi misioni (EMRAT)
Një ngjarje si në filma ka ndodhur pak më parë. Dy te rinj, një vajzë dhe një djalë kanë tentuar të grabisin një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ata hynë në dyqan të paarmatosur dhe filluan të shikonin bizhuteritë që i ofroheshin nga shitësit.
Në një moment, vajza nxjerr një antidjersë nga xhepi dhe ia hedh në sy shitësve. Ndërkohë personi që ishte me të tenton të tërheqë bizhuteritë.
Por ata nuk ia dolën ta çojnë vjedhjen deri në fund pasi u përballën me shitësit. i kanë hedhur pronarit spraj paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin.
Pronari i argjendarisë ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka mundur të parandalojë grabitjen e dyqanit të tij, ndërsa arratisja e autorëve nuk ka zgjatur shumë, pasi personat janë arrestuar.
Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.
Mësohet se ata kanë udhëtuar nga Vlora në Shkodër për të bërë grabitjen. Ata janë identifikuar si Arben dhe Anisa Hoxhaj.