Tenton të rrahë Macronin, arrestohet protestuesi në Holandë!
“Për nderin e punëtorëve dhe për një botë më të mirë, edhe nëse Macronit nuk i pëlqen, ne jemi këtu”: Presidenti francez u prit me protesta përpara Universitetit të Amsterdamit, shqetësimi i dytë ky me të cilën u përballë shefi i Elizesë gjatë vizitës shtetërore në Holandë.
Njëri prej tubuesve vrapo drejt tij, dhe nuk dihet se çfarë mund të kishte bërë nëse nuk do të ndalohej e të përplasej në tokë prej një efektivi të policisë.
Incidenti ndodhi fill pasi kreu i shtetit francez zbriti nga një limuzinë me mbretin e Holandës, Willem-Alexander dhe po përshëndetej nga kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema.
“Arrestuam dy protestues që vrapuan drejt presidentit, një burrë dhe një grua, prishje të rendit publik dhe për kërcënimin e një zyrtari të lartë”, sqaroi më vonë zëdhënësi i policisë së Amsterdamit, Lex van Liebergen. Ky ishte incidenti i dyte me të cilin përballej Macron gjatë kësaj ndalese.
Një grup tjetër protestuesish shkaktoi më herët trazira në sallë gjatë një fjalimi të Macronit në Hagë të martën mbi të ardhmen e Europës, në një kohë kur përballet me probleme të brendshme të mëdha, të cilat nuk po i fashit dot.
“Ku është demokracia franceze”, thërrisnin demonstruesit që mbanin në duar pankarta, duke ia dëmtuar aureolën vizitës së parë në Holandë të një presidenti francez në 23 vjet. Macroni përballet me sfidën më të madhe të mandatit të tij të dytë pas indinjatës masive që ka ngjallur në Francë reforma e tij që parashikon rritjen e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Top Channel