Tentojnë ta grabisin: mesfushori i Romës i bën hajdutët të ikin me shpejtësi

Mëngjes për tu harruar për Bryan Cristante. Mesfushori i Romës, në ditën e pushimit të dhënë nga Fonseca, ishte në makinë në zonën Prati – dy hapa nga stadiumi Olimpico – kur rreth orës 10.30, i janë afruar dy persona me motor, me kaskë në kokë, duke tentuar ti grabisin Rolex.

Nuk ka siguri nëse të dy ishin të armatosur me pistoletë, por Cristante reagoi, duke zbritur nga makina, e duke frikësuar keqbërësit që u larguan me shpejtësi. Një agjent policie ndërhyri sapo kuptoi skenën, pastaj Cristante shkoi të bënte denoncimin.

Vitin e kaluar, në maj të 2019, tek Eur, ishte Francesca, mamaja e Nicolò Zaniolo, që u grabit nga dy persona me motor. Bilanci: një orë, celësat e shtëpisë e cantën me portofolin brenda.