Tentoi të vetëdigjej para kryeministrisë, flet taksisti i njohur: “Nuk e di ç’do bëj kësaj rradhe, jam me kredi”
Uljan Kolgjegja është taksisti i njohur, i cili tentoi të vetëdigjej përpara kryeministrisë sepse policia i kishte hequr patentën. Për fat të mirë, efektivët e policisë e pikasën dhe e ndaluan atë t’i vendoste flakën vetes.
Kolgjegja së fundmi ka kontaktuar me “JOQ Albania” dhe ka publikuar disa dokumenta, duke thënë se ndaj tij është bërë një padrejtësi. Ai ka thënë se doli nga shtëpia më 19 prill, me autorizim, sepse kishte një problem në dhëmballë, por ia hoqën patentën.
Edhe pse i ka dërguar mesazh vet kryeministrit dhe drejtuesit të policisë Ardi Veliut, atij nuk i është kthyer akoma patenta.
Kolgjegja ka treguar shenjat e dhunës të shkaktuara nga policia, pas tentativës për vetëdjegie, ku ka marrë disa lëndime në gju.
“Persh jeta osht qejf, Jam ai djali qe desha vetdigjesha perpara kryeministrise. Mua me hoqen patenten me daten 19 prill pse dola se kisha dhimbje dhemballe po kisha autorizim per shpeendarje disfektuese. Ja ku esht autorizimi. po me genjyen drejtori nuk po e permend emrin po te duash ta parmend. kaluan fiks 3 muaj i shkruajta nr e kryeministrit edi rama me tha shkruaji ke platforma i shkruajta po asgje, nuk me ka kthyer, po shikoje si me kan ber policet e lleshit. Postojeni ju lutem se jeni e vetme portal me i mir qe nuk keni frik respkte pa fund po nuk me zgjidhen qe te me japin patenten do jet kesaj rradhe vetem zoti lart e di se cfar do bej se po me vjen banka ke shpia se nuk kam zanat tjeter pervec taksis”, ka shkruar ai.