Tentoi 3 herë, Robbie Williams shet më në fund ‘mrekullinë’ e tij në Britani
Këngëtari i famshëm i muzikës pop Robbie Williams ka arritur më në fund të shesë kompleksin luksoz të banimit të tij në Wiltshire. Mediat e huaja raportojnë se ylli i hitit “Feel” është detyruar pas kërkesave të shumta për të zbritur e pronës luksoze që e bleu në vitin 2009.
Ai nuk pranonte të shiste kompleksin për më pak se 9.7 milionë euro. Williams e kishte nxjerrë kompleksin luksoz edhe 2 herë të tjera në shitje, por kishte dështuar. Pas këmbënguljeve të agjentëve të pasurive të paluajtshme, pronës i është vendosur çmimi prej 8.1 milionë eurosh.
Kompleksi në Wiltshire ka 7 dhoma, pishina, etj. Ajo daton që nga shek.XVII dhe është rinovuar disa herë. Prej vitesh, Robbie Wjilliams dhe familja e tij nuk qëndrojnë shpesh në këtë kompleks.
Zona rreth kompleksit është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj.
Burim: Daily Mail
(d.v/dosja.al)