“Tentoi 100 mijë euro me fushatë politike”, Meridiani nuk e fal Romeo Veshajn
Meridian Ramçaj ka pasur një debat virtual me vëllain binjak të Donald Veshajt, Romeon. Ai ka sqaruar problemin që ka pasur me aktorin dhe telefonatën që ka marrë nga ai.
Duke folur për Prive, ish-banori i BBV u shpreh se pas telefonatës që ka marrë nga aktori i humorit do të takoheshin, por sipas tij ai u tregua “i pabesë” pasi publikoi një status ndaj tij.
“Adoleshentët janë ndoshta pak më të lidhur me Donaldin. Por ajo që më ka pëlqyer tek Iliri është që ai donte t’i ngjiste gjërat me shkallë e jo me ashensor. Nga të tjerë u bë një fushatë shumë e fortë, që dukej si politikë. Kërkonin ta merrnin atë gjë me zor”.
“Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë. Ne duam të jemi ‘openmind’, po nuk jemi. Unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah”.
“Këtë po e sqaroja, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri. Në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë. Më vjen një telefonatë për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari. E lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publikut për të nisur një hashtag për mua”.
Kujtojmë se Ramçaj ka deklaruar se dy vëllezërit vlonjatë lidhen me femra të showbiz-it për të fituar më shumë famë, referuar faktit që Romeo Veshaj ishte në romancë me Jonida Maliqin, ndërsa Donald Veshaj me Bora Zemanin e më pas me Beatrix Ramosajn.