Tentohet të rrëmbehet vajza 1 muajshe e Neymar
Shtëpia e të dashurës së futbollistit Brazilian Neymar ka rënë pre e grabitjes së fundmi në San Paulo të Brazilit.
Mediat e huaja shkruajnë se 2 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Bruna Biancardit ditën e djeshme në tentativë për të rrëmbyer foshnjën 1 muajshe të modeles dhe futbollistit të njohur.
Në shtëpi kanë qenë vetëm prindërit e modeles, të cilëve grabitësit u morën sende me vlerë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja po hetohet si tentativë rrëmbimi, ndërsa dyshohet se 2 personat e armatosur janë ndihmuar nga një i tretë i cili ishte banor i zonës.
Neymar aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al-Hilal në gusht.
Vox News