Tentativa e dështuar e Vesel Kurtishaj në television

Visar Kalludra dhe Labinot Gashi janë dy miqtë e Vesel Kurtishaj, me të cilët ka pozuar kur ishte i ftuar në një nga emisionet më të ndjekur në televizionet e Kosovës “Një kafe me Labin”. Kjo ishte periudha, kur ai po përgatitej për një hyrje të fuqishme në botën e televizionit, tashtë si prezantues. Por e vërteta është që plani dështoi. Fituesi i dy çmimeve brenda vitit 2015-të, “Big Brother” dhe “Dance with me” pohon se projekti në fjalë nuk u realizua “për mospërputhje idesh”. Mesa duket tashmë që i ka hyrë politikës, televizioni mbeten thjesht një tentativë e tejkaluar.