Tension i lartë te Juventus, Nedved përplaset me Allegrin, të gjithë në provim
10 vite pa trofe është një fakt, Juve doli “duar bosh” nga ky sezon, nuk është një dramë, pasi kjo i ndodh dhe i ka ndodhur edhe klubeve të tjera, por Juve është Juve dhe një detaj i tij sjell jo pak tension dhe dyshime për të ardhmen. Atmosfera në dhomat e zhveshjes pas finales kundër Inter ka qenë shumë e tensionuar, Pavel Nedved dukej i tërbuar, fillimisht shfryu ndaj lojtarëve më pas u kap me trajnerin Allegrin.
Nuk është një sekret që Nedved nuk ka një simpati të madhe për Allegrin, madje ishte ai që insistoi që Allegri të largohej për të marrë më pas Sarri. Pasi shfryu të gjithë dufin e tij kundër lojtarëve dhe Allegrit, Nedved u ndal më pas duke diskutuar me Agnelli, Arrivabene dhe Cherubini, të gjithë kupolën drejtuese.
Fakt është gjithashtu se Allegri nuk është se kishte një grup fantastik, fundja këto lojtarë kishte në dispozicion, këtë e dinë mirë edhe drejtuesit, për këtë arsye pritet të vera të jenë e nxehtë në Torino, madje puna ka nisur menjëherë kur të gjithë janë nën provim. Në lidhje me merkaton në hyrje, Zaniolo po zbehet si pistë ndërsa po fiton më shumë kuota Pogba, me francezin që ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Torino.