Tenori “trοndit” Valbona Memën, 25 vite miqësi bëhen pluhur. Luizi ndërhyn + video
Në klipin prezantues Valbona tha se disiplinën e ka shumë të rëndësishme, sidomos kur jeton me shumë persona në shtëpi.
Teksa kaluan vetëm 24 orë nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother Vip, Valbona nisi debatet e para me banorët, më së shumti me Armaldon, për shkak të mungesës së higjienës në shtëpi.
Sapo erdhi, ajo u tha banorëve që të ndahen punët, por kjo shkaktoi debat mes saj dhe Armaldos.
Ky i fundit i tha Valbonës se nuk ka dëshirë të komunikojë fare më të, por këngëtarja u ndje keq, pasi sipas saj ata kanë një raport miqësor prej 25 vitesh.
Luizi e qetësoi Valbonën duke i thënë mos t’ia vërë re pasi Armaldo nuk është i keq, thjesht është bërë hije-hije dhe i është mbushur mendja se e duan të gjithë banorët…shiko videon më poshtë.