Tenori shqiptar sëmuret: Jam prekur nga një infeksion akut në…
Më datën 1 gusht, Ramë Lahaj ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert në Prishtinë, por mesa duket mund që të mos zhvillohet. Arsyeja e anulimit është se tenori i njohur shqiptar është sëmurë nga një infeksion akut në fyt.
Sipas një postimi të tij në profilin e “Instagram”-it, ai rrezikon që të mos performojë në sheshin “Skënserbeu”. “Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju!”, shkruan Ramë Lahaj krahas fotos ku ai shfaqet në spital, shkruan Panorama Plus.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ai njoftoi se më datën 1 gusht 2019, në orën 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbajnë koncertin “Rame Lahaj & Friends”.