Tendencat e reja të bukurisë për vitin 2022!

Nga Malbora Gurra, Expert in Beauty & Fashion Retail

Duke vëzhguar imazhe të javëve të modës dhe rrugëve metropolitane të botës, përzgjodha tetë tendencat e bukurisë që do të dominojnë në vitin 2022. Let’s try!

Flokët gërshetë

Modelet e flokëve me gërsheta do të modernizohen duke u minimizuar në vitin 2022 dhe kur them të minimizuar nënkuptojmë gjithashtu minigërsheta të vogla, që do të jenë modeli më në trend. Frymëzuar nga vitet ’90-të, gërshetat formohen me flokë të lëshuar. Profesionistët e gërshetimit mund të guxojnë të provojnë edhe ashtuquajturat Boxer Braids në format mini. Të paktën katër gërsheta janë të detyrueshme për t’u dukur bukur!

Glam Blink Blink

Gëzuar Vitin e Ri 2022! Look-u juaj shkëlqyes i natës së Vitit të Ri do të zgjasë gjatë gjithë vitit. Të paktën nëse make-up artisti e ka rrugën e tij. Në fund të fundit, një look magjepsës plot shkëlqim nuk dëmton kurrë, për shembull në formën e gurëve me shkëlqim në lëkurë, rimel dhe eyeliner me shkëlqim. Nuk jeni fare tip glitter? Atëherë mund të përdorni aksesorë me gurë shkëlqyes, me ngjyra të ndezura ose perla. Gurët dhe perlat në kapëse, fjongo i dhurojnë një modeli të thjeshtë flokëve.

Berry Lips

“Raspberry Cherry Blueberry” tingëllon si shporta më e shijshme e frutave. Ndërsa ne duhet të presim edhe disa muaj për t’i shijuar ato, tani mund të përdorim nuancat e manaferrës për buzët tona. Në cilin spektër po lëvizim këtu? Mes toneve të të kuqes së errët dhe shkëlqimit në fuchsia. Pavarësisht se çfarë nuance do të zgjidhni, të gjithë kanë një gjë të përbashkët: një nuancë blue që ju bën të dukeni cool dhe dhëmbët më të bardhë.

Nude Look

Jemi mirënjohëse për këtë përsa i përket grimit; tonaliteteve të tokës dhe pjeshkës. Me to do të dukeni gjithmonë natyrale dhe të freskëta. Tonet nudë të pjeshkës mund të përdoren në buzë , sy ose në faqe edhe pse këtë vit pëlqehen buzkuqë me ngjyra më të errëta në kombinim. me një NUDE LOOK mund të përdorni një buzëkuq të forte, kafe të errët që ende hyn tek look-u natyral.

EyeLine

Në dy vitet e fundit janë bërë shumë eksperimente me një eyeliner. Janë përdorur ngjyra neoni forma të çmendura, linja eyeliner, ombre, etj. Këtë vit 2022 do të kthehemi përsëri te forma klasike, por me ndryshime të vogla. Nuk do të përdoren vetëm linjat e imëta në ngjyrën e zezë, por edhe në ngjyrën e bardhë, ose të kombinuara bashkë. Kjo sepse trendi absolut do të jetë të përdoren 2 eyeliner, duke u dhënë syve në mënyrën më të mirë formën e syve të një maceje. Por si çdo vit i kaluar dhe ato në vazhdim ju uroj të keni dorë sa më të qetë kur e aplikoni në sy, sepse eyeliner kërkon precision!

E mesmja e artë

Djathtas majtas zig-zag ose me vizë në mes! Secili prej nesh ka stilin personal kur bëhet fjalë për ndarjen, por të gjithë kanë një të preferuar. Megjithatë, më i popullarizuar në pasarelat ndërkombëtare dhe rrugët metropolitane në Run US është aktualisht e mesmja e artë -viza në mes. Një ndarje e flokëve me vizë në mes, jo vetëm kur janë të lëshuara por dhe me topuz ose bisht favorizon çdo lloj forme fytyre në mënyrë perfekte.