Ten Hag humb durimin me Ronaldon: portugezi ushqehet i vetmuar në mensë
Të shtunën e kaluar Manchester United arriti një nga pikat më të ulëta të kohëve të fundit: pokeri i pësuar në shtëpinë e Brentford i ka rrëzuar Djajtë e Kuq në fund të renditjes së Premier League, për dëshpërimin e Erik Ten Hag. Holandezi, pavarësisht se e kishte futur në fushë Cristiano Ronaldon që nga fillimi, u bë trajneri i parë që humbi dy ndeshjet e para në historinë 101-vjeçare të klubit. Një poshtërim që, sipas The Athletic, e ka shtyrë ish-teknikun e Ajax të rishikonte qëndrimin e tij ndaj Ronaldos. Portugezi tashmë mund të largohet, duke pasur parasysh vështirësitë e dukshme për t’u riintegruar në grup.
Vështirësi që kanë vazhduar që nga fillimi i verës, kur ish-ylli i Real Madrid dhe Juventus shprehu dëshirën për t’u larguar nga klubi pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League. Nga aty, Ronaldo nuk bëri kurrë ndonjë përpjekje konkrete për t’u përshtatur në detyrat taktike të trajnerit të ri, përkundrazi. Në paraqitjen e tij të parë në një test miqësor ndaj Rayo Vallecanos, portugezi u bë protagonist i një debati të ashpër me Ten Hag në vijën anësore për t’u larguar nga stadiumi gjatë intervalit. I ngacmuar nga pyetjet e gazetarëve, megjithatë, Ten Hag kishte përsëritur gjithmonë rëndësinë e CR7 në projektin e tij.
Një centralizimi që tani është vënë në dyshim nga vetë trajneri, i cili e ka humbur durimin pas fundosjes së Brentfordit. Ronaldo, në fund të fundit, është evidentuar nga të gjithë si shkaktari kryesor dhe simbolik i të këqijave që kanë goditur një United të turpshëm deri më tani. Sipas mediave britanike, CR7 vazhdon të stërvitet si i ndarë në shtëpi, duke drekuar madje i vetmuar edhe në mensën e Carrington.
Një situatë aspak e lehtë për luzitanin, i cili ende nuk ka gjetur një rrugëdalje reale. Stafi i tij ia ka ofruar kujtdo, por të gjitha klubet më të mira evropiane – përfshirë Interin dhe Milanin – e kanë refuzuar ofertën. Mosha e avancuar, e kombinuar me peshën specifike që ka Ronaldo brenda dhomave të zhveshjes, e bëjnë marrëveshjen të ndaluar për këdo.