“Temperaturë dhe dhimbje therëse e kockave”- Fjoralba Ponari infektohet për herë të dytë me Covid-19! Ja si është gjendja e saj shëndetësore
Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me koronavirus dhe këtë e ka zbuluar mbrëmjen e djeshme nëpërmjet disa postimeve në Instastory.
Moderatorja ndau me të gjithë rezultatin e testit, ku shkruhej pozitiv.
“Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”, shkroi ajo fillimisht.
Moderatorja ndau me të gjithë rezultatin e testit, ku shkruhej pozitiv.
“Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”, shkroi ajo fillimisht.
Ajo realizoi më pas një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët donin të dinin se si ishte kjo eksperiencë për të dhe si ndihej.
“Si po e kalon Covid-in? A është më e lehtë me antitrupat?”- shkruante një ndjekës.
“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe,”– u përgjigj moderatorja.
Në një tjetër Instastory ajo tregoi edhe simptomat:
“Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi ‘i’ i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”
Një pyetje tjetër lidhej me diferencën kohore nga infektimi i parë me këtë të dytin, së cilës Fjoralba iu përgjigj:
“Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar… kështu që i bie të paktën shtatë muaj nga infektimi i parë”.
Ponari tregoi edhe se ç’do të ndodhë tani me emisionin që drejton “Më thuaj një dëshirë”.
“Emisioni ka ndaluar regjistrimet (ku është realizuar 99% e tij) që në mes të dhjetorit. Mbylljen, kismet kur të shërohem… por kemi ende shumë javë e surpriza për të transmetuar, para finishit,”– zbuloi ajo.