Televizioni “Ora News” rikthen Fiori Dardhën në ekran, partnerja do të zgjidhet mes Rozana Radit dhe Rudina Dembacaj
Televizionin “Ora News” do të rikthejë shumë shpejt në ekran Fiori Dardhën, pas largimit të saj nga “Fiks Fare” i “Top Channel”. Ndërkohë që moderatorja ka zbuluar me anë të një fotoje në Instagram formatin investigativ të emisionit që do të nisë së shpejti në këtë televizion, stafi po punon për gjetjen e partneres së përshtatshme, që do të jetë një prezantuese femër. Sipas burimeve të “Story.al” në garë janë deri tani, këngëtarja Rozana Radi (mikeshë e afërt e Fiorit) dhe ish-aktorja e “Al Pazar”, Rudina Dembacaj. Duket se Dardha do të vijojë sërish në terrenin e vështirë të emisioneve investigative, por për emrin e programit ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale. “Nëse do të më shihnit sërish në ekran, për shembull në drejtimin e një shoë investigativ, cili mund të ishte titulli i formatit? Mua do të më pëlqente një togfjalësh i thjeshtë, shqip dhe që mund të artikulohet lehtë nga të gjitha moshat. P.S: nuk pranohen sugjerime për tituj që përmbajnë emrin tim,” shkruante ajo. Le të shohim si do e emërtojë emisionin, dhe cila nga pretendentet në garë do të jetë në krah të saj në netët prime time, për të sfiduar dyshet e meshkujve përkatësisht në televizionet “Top Channel” dhe “Tv Klan”.