“Televizioni nuk më ka pëlqyer asnjëherë…”/ Iva Tiço zbulon punën e preferuar!
Eftuar sot në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka. Nga karriera deri në dasmën private, gazetarja e njohur u shpreh si kurrë më parë në një intervistë të sinqertë. Teksa tregoi hapat e parë të karrierës në gazetari, ajo zbuloi punën e saj të preferuar:
Revista “Jeta” nga viti 2005 e kam shijuar më shumë, është puna ime më e mirë, puna ime e preferuar, i kam ende të gjitha revistat. Kishim aq shumë personazhe, ekskluzive vetëm 5 veta staf dhe uau çfarë pune. E kam bërë më me qejf.
Duke krahasuar revistat me televizionin, ajo tha:
Televizioni nuk më ka pëlqyer asnjëherë, gjithnjë kam qenë e ftuar, nuk kam bërë diçka vetë. Nuk më jep atë kënaqësinë që më jep e shkruara. Kur në bënim një revistë dikur, unë isha njeriu më i lumtur në botë. Atë kënaqësi nuk e kam ndjerë asnjëherë në televizor. Në libër e kam ndjerë atë lumturi, televizioni nuk ma ka dhënë të them të drejtën.
Libri i parë tregonte shumë nga jeta ime dhe nga jeta e mikeshave të mia. Ishte i lezetshëm. Më kanë ofruar një herë për një skenar filmi, por nuk pranova. Dikur unë thoja po për gjithçka. Tani kam filuar të piqem pak e ti vë pak frena. Nuk është fusha ime dhe unë mendoj që secili duhet të bëjë mirë gjënë e vetë. Unë po bëj 26 vjet punë këtë vit, ndoshta vitet e tjera mund të eksperimentoj pak.
Top Albania Radio