Telenovela vazhdon/ Nëna e fëmijës së Majk romancë me Ylli Limanin?

Jeta private e reprit të njohur Majk, duket se është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Majlinda Zeka, ish-e dashura dhe nëna e djalit të tyre Roan, ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet këngëtari i njohur, Ylli Limani duke mbajtur në prehër e duke luajtur me Roanin. Mediat e Kosovës kanë filluar me aludimet duke e konsideruar këtë foto, fillimin e një romance të Majlindës me këngëtarin që sapo ka mbushur të 20-at. Nga ana tjetër reperi Majk, është duke shijuar lidhjen me Melitën, vajzën e politikanit Nuhedin Nushi. Historia e Majk me Melita Nushin nisi menjëherë pas ndarjes së tij me Majlinda Zeka, vajza nga e cila u nda në fillimet e shtatzënisë së saj. /Story.al/