Telenovela vazhdon: Khloe i bën ‘unfollow’, Tristan i dërgon lule. Presim serinë e radhës

Edhe njëherë tjetër Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë bërë që sytë e ndjekësve të drejtohen tek ta. Pak ditë pasi miliarderja e familjes ‘Kardashian-Jenner’ vendosi ta fshijë babain e vajzës së saj, True, nga ‘Instagram-i’, ky i fundit ka vendosur ta surprizojë në mënyrën më romantike.

Ai ka dërguar disa buqeta lulesh me trënafila rozë dhe të bardhë në shtëpinë e Khloe-s dhe vajzës së tyre. Ndërsa vetë 36-vjeçarja e ka ndarë këtë moment në llogarinë e saj duke e falenderuar publikisht Thompson.

Sakaq gjithë familja Kardashian, përfshirë këtu Kendall Jenner, Kylie Jenner, Kris Jenner dhe Scott Disick vendosën ta fshijnë basketbollistin nga llogaria e tyre. Sipas “Us Weekly”, mendohet se këtë veprim nga familja e ka provokuar vetë Tristan i cili thuhet se po del sërish me një vajzë tjetër, ndonëse veprimet e sportistit tregojnë totalisht të kundërtën./revistawho.com