“Telekom dhe industria jonë u kthye në fillin që mban bashkë jetën e përditshme”

Dinamikat ekonomike shkaktuar nga pandemia në tregun shqiptar kanë përfshirë edhe industrinë e telekomunikacionit. Pavarësisht se roli i komunikimit virtual mori momentum për ecurinë e disa veprimtarive sociale dhe ekonomike, sfidat janë të mëdha. Tregu ka ndryshuar, po ashtu edhe nevojat. Për të ndarë me ne disa fakte interesante se si kanë ndryshuar këto nevoja në treg dhe si po përshtatet industria e telekomunikacionit, kemi intervistuar Z. Athanasios Paraskevas, Drejtor Ekzekutiv i Komercialit në Telekom Albania. Ai ka mbi 15 vjet në industrinë e telekomunikacionit dhe pothuajse 10 vjet në tregun shqiptar.

  1. Nga këndvështrimi i tregut, situata e pandemisë ka patur impakt të madh edhe në Shqipëri. Njerëzit ndjehen të pasigurt dhe bizneset po tkurren. Si e shikoni këtë situatë në sektorin e telekomunikacionit? Si po përballen kompanitë e mëdha si Telekom Albania me këtë krizë?

Është me të vërtetë një periudhë e vështirë për të gjithë. Telekomunikacioni është prekur, padyshim, si të gjitha fushat e tjera, por në të njëjtën kohë ne kishim përgjegjësinë e jashtëzakonshme e të qenit një prej shërbimeve “jetike”, më shumë se kurdoherë. Telekom dhe industria jonë u kthye në fillin që mban bashkë jetën e përditshme. Prandaj, për ne ishte përherë e më e rëndësishme që të performonim dhe besimi i klientëve tanë të gjente pohim. Personalisht, mendoj se në këtë rast, njerëzit tanë dhe kompania ia doli të mbahej mirë. Patjetër që na u desh të adaptoheshim. 100% e stafit u zhvendosën menjëherë me punë virtuale nga shtëpia, zgjeruam dhe ofruam të gjitha kanalet e mundshme për përdoruesit tanë që të vazhdonin të merrnin shërbimet që u nevojiteshin në kushte karantine dhe, sigurisht, me ri-hapjen graduale morëm të gjitha hapat për të garantuar siguri të plotë për njerëzit tanë dhe për klientët.

Edhe në pikën më kritike të pandemisë, rrjeti jonë vijoi të lidhte qindra mijëra përdoruesit dhe njerëzit tanë shkuan përtej duke bërë të pamundurën të mundur, pa ndalur asnjë çast.

  1. Pra, mund të themi që prezenca virtuale fitoi avantazh gjatë kësaj situate? Si e shikoni këtë qasje në biznes, a do të shpëtohen ato nga interneti?

 

Absolutisht. Lidhshmëria dhe prezenca virtuale u bë më e rëndësishme se kurrë. Ka përshpejtuar le të themi “revolucionin digjital”. Me shtimin e përdorimit të internetit dhe medias sociale, është shumë e rëndësishme që çdo biznes të jetë prezent dhe të maksimizojë përdorimin e tij. Qoftë kjo shitje online (e-commerce), përdorim i mjeteve për të punuar nga shtëpia apo kanale dhe metoda që lidhin çdo lloj biznesi me klientët e vetë. Pra, padiskutim, interneti dhe lidhshmëria janë kthyer shumë shpejt në shtylla kryesore për çdo biznes, tëçfarëdo përmase qofshin.

  1. A keni përshtatur edhe produktet me nevojat e reja të tregut? Si i ndihmojnë ato klientët tuaj?


Jemi shumë të vetëdijshëm që Telekom është në qendër të të gjithës, për t’iu përgjigjur rritjes së shpejtësive dhe nevojave për shërbime më gjithëpërfshirëse dhe më të mira.  

Jemi duke çuar ujë në burim – sikurse e kemi shpallur më herët, jemi duke kryer investimin më të madh deri më sot në komunikimin e lëvizshëm në vend, për të ndërtuar infrastrukturë të fortë dhe për të qenë të gatshëm për këtë të ardhme të lidhur përmes internetit, e cila po vjen me shpejtësi. Gjatë vitit do kemi të reja të tjera interesante për ju!

Përveç infrastrukturës pionere, jemi duke përshtatur edhe produktet tona, për të ndihmuar bizneset në të gjitha proceset. Ishim të parët që sollëm në Shqipëri Microsoft Office 365 si pjesë të Planeve tona të Biznesit, një mjet i domosdoshëm për punën virtuale që gradualisht po bëhet normë prej pandemisë.

Gjithashtu, së fundmi prezantuam Planet UP Business, të krijuara për Bizneset e Mesme dhe të Vogla. Është hera e parë që një kompani komunikimi nxjerr në treg një program drejtuar specifikisht këtyre bizneseve, të cilat, meqë ra fjala, janë pjesa më e rëndësishme dhe jetike e ekonomisë në Shqipëri. 

  1. Çfarë përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga panet tarifore UP Business?

Ne, personat tanë të shitjeve, partnerët dhe Konsulentët e Biznesit jetojnë dhe punojnë çdo ditë me pronarët e bizneseve të vogla. Ata janë miqtë, familja dhe komshinjtë tanë – prandaj, ne si Telekom jemi shumë të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm për vështirësitë ekonomike që priten prej pandemisë. Goditja më e madhe do të ndjehet nga bizneset e vogla dhe të mëdha. Nga baret, kafenetë, hotelet, dyqanet e vogla, furrat e bukës dhe palestrat.

Pra, përtej teknologjisë pionere dhe shërbimeve bashkëkohore, ku ne po investojmë shumë, nevojitet që të jemi gjithashtu edhe me këmbë në tokë për atë që është me rëndësi për këto biznese. Veçanërisht tani, me rëndësinë e epokës digjitale, ata kanë nevojë për shërbimin më të mirë, për stabilitet dhe për mbështetje dhe mbi të gjitha për kontroll dhe kursime që të përshtaten në këtë situatë të vështirë ekonomike.

Prandaj kemi nxjerr në treg Up Business, i krijuar enkas për këto biznese të vogla. Këto plane kanë një formulë të re, duke kombinuar plane me kontrate dhe parapagesë, për të ofruar më të mirët e të dyja botëve për pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme, shoqëruar nga avantazhe ekskluzive të ofruara vetëm nga Telekom.

Me UP Business, ka më shumë njesi se kurdoherë, që t’i përshtatemi nevojave në rritje për prezencë digjitale.

Por, gjithashtu, ka edhe më shumë kontroll mbi shpenzimet – me formulën e re UP Business, tarifat janë fikse, kështuqë bizneset do i dinë dhe parashikojnë gjithmonë shpenzimet për fundin e muajit – diçka që në këtë periudhë është më e rëndësishme se kurrë. 

Gjithashtu, ka më shumë zgjedhje. UP Business ofron deri në 8 kombinime, ku secili mund të zgjedhë vetë se për çfarë i duhen më shumë njesitë atij dhe punonjësve të tij dhe t’i përshtasi sipas nevojave.

Një element ekskluziv i UP Business është edhe përfitimi i uljes mbi telefonat. Me abonimin në plan, ofrohet një vlerë e konsiderueshme e cila aplikohet si ulje për blerjen e një telefoni nga koleksioni më i madh që ofrohet në treg. Variantet e telefonave që ofrohen pështaten me të gjitha nevojat dhe çmimet e portfolios tonë, duke garantuar që të gjithë variantet janë në nivelin e duhur për të ofruar përvojë të plotë në rrejtin tonë dhe për të përfituar nga të gjitha avantazhet e njesive që planet UP Business ofrojnë.  

Pra po, UP Business është plani i parë tarifor i krijuar enkas për pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme. Njerëzit tanë të shitjeve në dyqane mund t’ju udhëzojnë më shumë drejt zgjedhjes së duhur.

Mirëpres çdo pronar biznesi të na vizitojë në dyqan dhe të na pyesi mbi planet tarifore UP Business, jam i bindur se do gjejnë variantin e duhur për ta.

Dhe po e deklaroj që Telekom do të jetë gjithmonë pranë tyre. Le të rifillojmë së bashku.

—-

Në faqen www.telekom.com.al/upbusiness mund të gjeni më shumë informacion mbi planet tarifore për bizneset. Regjistrohuni në faqen tone që Konsulentët e Telekom Business t’ju telefonojnë për t’ju udhëzuar.