Telekom Albania me rrjetin më të besuar sipas Shteteve të Bashkuara

Telekom Albania është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë gjithashtu Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kesaj nisme.

Telekom Albania është kompania e parë në vend dhe rajon, dhe ndër të parat kompani të telekomunikacionit në Europë, e cila cilësohet si një “Kompani e Pastër Telekomunikacioni” përkrah kompanive të tjera si Orange në Francë, Telefonica Spanjë dhe Gjermani, O2 në Britaninë e Bashkuar, Tele2 në Estoni e disa të tjera. Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithpërfshirëse për të vendosur standarte të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.

Përgjatë këtij viti, Telekom Albania po kryen një investim prej 92 milionë Euro në pajisjet dhe programet e saj të telekomunikacionit, duke i zëvendësuar të gjitha pajisjet e saj të rrjetit me teknologjinë më të re nga kompania e njohur Ericsson. Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një prej rrjeteve më moderne të telekomunikacionit të ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtare të sigurisë. Rrjeti i ri i Telekom Albania është aktualisht operacional në Tiranë dhe Elbasan, dhe ofron thirrje pa ndërprerje dhe internet me shpejtësi shkarkimi mbi 200 megabits. I gjithë territori i Shqipërisë do të mbulohet plotësisht me rrjetin e ri deri në fund të vitit.

Elvin Guri, aksioner i Telekom Albania u shpreh se “Siguria është një zgjedhje dhe angazhim i padiskutueshëm për ne. Besojmë se, si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria duhet të ketë mundësinë që të ofrojë rrjetin më të sigurt të mundshëm për qeverinë, ushtrinë, policinë si edhe për misionet diplomatike të shteteve partnere. Ne kemi bërë një investim të tillë që Telekom Albania ta ofrojë këtë siguri për vendin. Jemi të vendosur që ta mbështesim Shqipërinë për të qenë një partner i besuar për Shtetet e Bashkuara, në pararojë për komunikimin e sigurtë në të gjithë rajonin”. Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Emil Georgakiev, theksoi gjithashtu se “Jemi krenarë qe jemi vlerësuar si Kompani e Pastër Telekomunikacioni, shqiptarët do të kenë përfitime prej kësaj nisme”.

Shtegu i Pastër është një shteg komunikimi nga fillimi në fund i cili nuk përdor pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruatjeje nga kompani teknologjike të pasigurta. Ky shteg përdor standartet më të larta të sigurisë kundër aftësisë së kompanive të pasigurta që paraqesin rrezikshmëri të lartë për të çorganizuar, manipuluar apo për t’i mohuar shërbime individëve privatë, institucioneve financiare, apo infrastrukturës kritike.

Për më shumë informacion rreth kësaj nisme, vizitoni faqen https://www.state.gov/the-clean-network/.

Për më shumë informacion rreth Telekom Albania vizitoni www.telekom.com.al.