Telefonata misterioze që Princesha Diana mori një natë para aksidentit fatal
Në mediat britanike është publikuar një dokumentar i ri për lidhjen sekrete të princeshës Diana me miliarderin Dodi al Fayed. Në dokumentar janë publikuar edhe disa foto të rralla të tyre një ditë para aksidentit fatal në të cilin Diana humbi jetën.
Princesha dhe Dodi kishin shkuar në Francë, për të kaluar një fundjavë. Ish-shoferi dhe bashkëpunëtori i princeshës Diana, Colin Tebbutt, thotë në dokumentarin e ri, se ajo dhe Fayed duhej të ktheheshin në Britani, por qëndruan edhe një natë më shumë në Paris, pas një telefonate që mori Diana.
Në rast se ajo do të ishte kthyer siç ishte planifikuar, ndoshta aksidenti do të ishte shmangur. Telefonata misterioze nuk është zbardhur, ndërkohë që Tebbutt thotë se ajo në fakt kishte të bënte me një çështje politike.
Historia e princeshës Diana me miliarderin Fayed është një nga më të bujshmet dhe ka pasur teori konspirative, se ajo është vrarë me qëllim, pikërisht për shkak të kësaj historie, pasi Pallati Mbretëror nuk mund ta pranonte një skandal të tillë. Zyrtarisht thuhet se aksidenti ndodhi pasi makina e Dianës kërkonte t’iu shmangej paparacëve.