Telashi me Melania Trump i këngëtarit shqiptar, si përfundoi në shtëpinë e saj

Këngëtari i njohur shqiptar Seven Saraci ka qënë i ftuar në emisionin “Prive”, ku dhe ka rrëfyer një histori persinale nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Une bashkë me tre miq shkuam të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54, por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë të vërtetë, derisa u sqarua ngjarja”, ka rrëfyer Saraci. Ka nga ato që e kanë me shumë qejf të takojnë nga afër Zonjën e Parë të SHBA-së por ndodh edhe që të ngatërrosh katin dhe ta takosh shumë rastësisht.