Telashe për Maradonën/ Ish-gruaja i kërkon 1.5 mln dollarë

Nuk është ndonjë gjë e rrallë tashmë, që Diego Armando Maradona të jetë në qendër të medieve sportive, jo vetëm për sport.Së fundi duket se është në një tjetër situatë të vështirë.
Ish-bashkëshortja e tij, Claudia Villafañe e ka denoncuar për dhunë psikologjike ish-lojtarin e Argjentinës, e tashmë kërkon 1.5 milionë dollarë prej tij.
“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe e ka denigruar si grua”, tha Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.
“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, është shprehur ish-bashkëshortja e tij, sipas asaj që shkruan e përditshmja “La Nacion”, sipas Top Channel.