Teksa të gjithë flasin për ndarjen e tyre, Beatrix shfaqet me kapelen e Donaldit

Beatriks dhe Donaldi janë prej muajsh kryefjala e mediave rozë me romancën e tyre që trazoi ujrat e me pas dhe me ndarjen e shpejt. Dyshja duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre duke hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Mirëpo, kur të gjithë po flasin për ndarjen e tyre Beatrix ka kthyer dhe një herë vëmendjen e fansave tek ajo dhe Donaldi duke publikuar një foto në Instastory ku shfaqet me kapele ku më parë dhe Donaldi është shfaqur me të njëjtën kapele.

“Black sheep (dele e zezë)”,-lexohet në foton e stampuar tek kapelja.

Nëse ky veprim i këngëtares ishte për të nxitur fansat apo për të treguar se historia e saj me Donaldin mund të rinis këtë nuk dimë ta themi. Aktori prej disa ditësh është shfaqur duke shijuar pushimet me të vëllan dhe Blerim Destani në Gjermani. A ia ka dhënë kapelen Triksës më herët apo janë rikthyer?