Teksa ne flasim për ta, Jennifer dhe Ben po shijojnë pushimet për shtatë pale qejfe në Miami
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin që pas ribashkimit të tyre. Çifti janë fotografuar sot në Miami dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Një burim për “People” tha se Jennifer dhe Ben kanë qenë në kontakt që prej udhëtimit të tyre në Montana dhe po u ecën shumë mirë. Madje këngëtarja është shumë e lumtur dhe e emocionuar për të ardhmen.
Fillimisht Jennifer dhe Ben u fotografuan jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles në prill, pak kohë pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Më pas çifti shkuan në një udhëtim në Montana. Tani udhëtimi i rradhës është në Miami ku duket se po ia kalojnë për mrekulli e duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin pavarësisht se kanë vendosur t’i mos i vënë një emër marrëdhënies së tyre.