Teknikat e Gwyneth Paltrow për t’u dukur si 20-vjeçaret
Kujdesi ndaj fytyrës është shumë i rëndësishëm për të gjitha femrat. Ka disa sekrete që shumë personazhe të njohur i përdorin për të qëndruar gjithmonë të freskët. Së fundmi, estetistja e Gwyneth Paltrow, ka zbuluar se si kujdeset aktorja 46-vjeçare për fytyrën e saj. Pavarësisht se është 46 vjeçe, Gwyneth duket si 20 dhe kjo falë teknikave që përdor për kujdesin e fytyrës. Anastasia Achilleos ka treguar se Paltrow i kushton shumë rëndësi masazhimit të fytyrës. Ajo ka këshilluar që të gjitha vajzat duhet ta masazhojnë lëkurën me vaj për fytyrën, sa herë të kenë kohë të lirë, shkruan Who. Ekspertja e kujdesit të lëkurës ka shtuar se mënyra se si i aplikojmë produktet ka më shumë rëndësi se sa vetë produktet.