“Tek ‘Top Channel’ të përcollën”, Fiori Dardha i kthehet komentueses dhe i sqaron të vërtetën
Fiori Dardha, u bë e njohur si moderatore e emisionit investigativ “FiksFare” në “Top Channel”. Pas këtij momenti, karriera e saj vazhdoi vetëm në rritje, por me sa duket ka nga ata që akoma i komentojnë Fiorit për momentin kur u largua nga “Fiks Fare”.
“Nga Top Channel të përcollën”, i shkruan një ndjekëse dhe Fiori nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke i sqaruar çdo gjë. “Poo me shumë vlerësim dhe respekt madje! Hyra si zonjë (duke fituar një audicion ku morën pjesë edhe plot të tjerë) dhe më përcollën po si zonjë, duke pranuar dorëheqjen time në mënyrën më qytetare të mundshme”, shkruan ajo. Madje moderatorja ka vazhduar më tej e nervozuar nga ky koment. “Ti nuk pyete. Nuk ishte thjeshtë kuriozitet. Ti thjesht tentove të më fyeje. Arsyen e di ti, sepse nuk mund të kujtohesh pas 3 vjetësh, të bësh një koment të tillë. Gjithë të mirat”, shton Fiori duke mos lënë hapësira për më shumë debat.