“Tek ne kanë mbaruar futbollistët!”- Ilda Bejleri ironizion emisionin që drejtonte: Ftojnë Lulëzimin që kërkon grua

Ilda Bejleri ka ironizuar emisionin “Procesi Sportiv” pasi mbrëmjen e djeshme në panel ishte i ftuar ish-kandidati i “Përputhen”, Lulzim Jashari.

Ish-moderatorja e këtij emisioni, që tani drejtohet nga Edi Manushi dhe Alesia Bami, u shpreh se në Shqipëri kanë mbaruar futbollistët saqë edhe në një panel “ku duhet të flitet për futboll, ftohet Lulzimi që kërkon grua”.

“Këtu tek ne kanë mbaruar futbollistët saqë dhe procesi sportiv ku duhet të flitet për futboll, gjejmë Lulzim që kërkon gruan,”– shkroi Ilda Bejleri, krahas një foto ku ai shihet në studio.

Lulzim Jashari ishte mes të ftuarve mbrëmjen e djeshme në emision, ku ndaj tij nuk munguan as pyetjet për jetën personale dhe marrëdhënien me Antoneta Koçin, pasi ajo e refuzoi në “Përputhen”.

“Nuk ka gjë të keqe me Antonetën, kontaktet i kemi ndërprerë. Më pëlqen dikush, por nuk e them dot. S’dua të jap detaje,”– u shpreh ai.

/Panoramaplus.al