Tea Zhuli e “Big Brother”: I dashuri im Kristi më fotografon në pozicione hot
Nga Italia mori me vete pasionin për modën, duke i hyrë në Shqipëri biznesit të veshjeve si stiliste, tashmë me koleksionet e saj. Lojtarja e “Big Brother” Tea Zhuli ka pozuar që 14 vjeçe veshjet e stilistëve të tjerë, por tani rikthehet si modele e veshjeje të dizenjuara vetë, duke kthyer talentin në profesion. Po bën ëndrrën realitet, ndërkohë që ka përkrahjen e të dashurit Kristi Becka, i cili është dhe fotografi i saj personal për pozat hot në plazh. Si korçare që s’i ndahet shpirti nga qyteti i lindjes, në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Tea flet edhe për përjetimin pas lëkundjeve të tërmetit dhe rrjedhën që i ka marrë jeta pas famës në “reality show”.
I ke hyrë profesionit të stilimit duke lançuar linjën tënde të veshjeve. Sa ia ke dalë me sipërmarrjen e re?
Është një ëndërr e imja që nga fëmijëria. Them që jam në rrugën e duhur, por jam akoma shumë larg ëndrrës sime sepse është shumë e madhe bota e stilimit brenda meje. Më duket që çdo ditë diçka e re nis për stilime akoma edhe më të bukura. Për të nxjerrë ato që unë kisha stiluar, më është dashur të udhëtoj në Itali për të gjetur materiale sa më cilësore edhe të bukura. Po ashtu, jam lodhur shumë duke kërkuar që edhe punimi i tyre të ishte sa më shumë cilësor dhe profesional. Sot jam e lumtur sepse krijimet e mia janë sipas standardeve që unë kërkoja. E thënë me pak fjalë duket shumë e lehtë, edhe kur mendon gjithë atë lodhje të madhe.
Me këtë rast u je rikthyer pozave si modele, duke u bërë vetë imazhi i veshjeve të tua. Çfarë ke bërë për të arritur këto forma të rrumbullakosura?
Mesa ju thashë më sipër, ishte një lodhje e madhe e ndoshta kjo ruajti edhe format e mia fizike. Them se puna është më e mirë se dieta edhe palestra. Modelen kam filluar ta bëj në Itali që në moshën 14-vjeçare. Edhe pse kam punuar shumë për të tjerët, tani erdhi koha që ta bëj edhe për vete.
Në postimet e fundit sjell modën e plazhit për vitin 2019. Nga ç’epokë je frymëzuar?
E adhuroj plazhin, dhe kur shkoj në plazh, gjithmonë kam kërkuar rroba banjoje sa më shumë komode dhe të bukura. Kam menduar të sjell modele për të gjitha vajzat, sepse i kemi të gjitha masat e rroba banjove komode, por edhe të bukura. Jam frymëzuar nga vitet ’60-’80.
Sa e realizueshme është që emri yt të kthehet në markë në fushën e biznesit të modës?
Sa e realizueshme do të jetë, nuk e di, por do lodhem shumë për t’ia arritur. Emri dhe marka ime tanimë është në gjithë koleksionin tim.
Pas “Big Brother”, si ka vazhduar jeta private, duke qenë se nisët një lidhje të bukur me Kristi Beckën?
Kristi ka qenë përkrah meje në gjithë punën time. Fotografi im është Kristi.
Në një interviste për “Panorama Plus”, ai u shpreh se pëlqen gjithçka te ty dhe ka plan të bëheni prindër me shumë fëmijë. Qëndron ende në fuqi ky planifikim familjar, dhe kur e keni në plan dasmën?
Fëmijët na pëlqejnë të dyve, por është shumë shpejt akoma.
E dëshiroje televizionin dhe ke menduar të bëhesh pjesë e tij ashtu si Kristi?
Pse jo, në qoftë se do të kisha ndonjë ofertë të mirë.
Tea: Isha në Korçë kur tërmeti rrënoi gjithçka, tmerri që përjetova
Në cilën kategori e fut veten sa i takon stilit dhe çfarë nuse do jesh?
Çdo stil ka bukurinë e tij dhe mua më pëlqen të luaj shumë me ta. Sa për nuse, do të jem një nuse korçare. (qesh)
Jeni të dy nga Korça, si ti dhe i dashuri Kristi, po sa të lidhur jeni me këtë qytet dhe ndodheshit atje kur ra tërmeti?
Kur ra tërmeti ndodhesha në Korçë. Ishte një ndjesi e frikshme t’i shikoje të gjithë njerëzit jashtë të tmerruar. Të paktën nuk pati dëme në njerëz, por vetëm në shtëpi dhe gjëra materiale. Prandaj më pëlqen qyteti im, se të gjithë njerëzit iu gjendën njëri-tjetrit.
Jam shqiptare e rritur në Itali. Pajtohem me thënien e të madhit Faik Konica, ”Shqipëri moj të kam dh**** s’të kuptova asnjëherë“./Panorama Plus