Tea kërkon sukses në Tv Klan por nuk e gjen, tenton në Top Channel

Tea e “Përputhen” është një nga vajzat që ka tërhequr publikun me pozitivitetin dhe energjinë e saj të mirë. Por kjo nuk është hera e parë e Teas në ekran. Rreth dy vite më parë ajo ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan, ku bënte rolin e postieres duke çuar mesazhet në dyert e shqiptarëve.

Mesa duket kjo eksperiencë nuk arriti ti jepte Teas famën apo karrierën e dëshiruar, kështu që po e provon sërish në Top Channel. Këtë herë për të gjetur dashurinë e jetës.

Pse jo në fund të fundit, dhe duket që deri tani po e arrin qëllimin e saj. Atë të famës domethënë jo të dashurisë.