Tea e pranon për herë të parë: Luizi më pëlqente shumë, do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë

Tea Trifoni pranoi atë që të gjithë e kishim kuptuar, pëlqimin e saj për Luiz Ejllin. U desh të eleminohej nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’,

të kalonin disa ditë, e më pas të pranonte se ka pasur pëlqim për Luizin, konkurrentin me të cilin kishte raport të mirë në fillim por jo aq të mirë në fund.

Më pëlqente shumë’- tha sot Tea teksa ishte e ftuar në një nga rubrikat e ‘E Diell’. Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që ‘gjëja’ të mos funksiononte.

‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.’

Kujtojmë se edhe Luizi ka bërë saktësisht të njëjtën deklaratë, shumë kohë më parë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Ai ka thënë se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, me siguri do të ishte çift me Tean. Mirëpo kjo nuk funksionoi pasi debatet e shumta mes tyre krijuan përçarje.