Tea e “Për’puthen” në lidhje me gazetarin shqiptar? Detajet që shtuan dyshimet
Edhe pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Mes shumë personazheve të tjerë të njohur të programit të dashurisë, në ditëlindjen e Fation Kuqarit mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar edhe ish-konkurrentja. Çfarë ra në sy ishte afrimiteti i saj i tepruar me një gazetar të “TV Klan”
Bëhet fjalë për Enea Protopapa, i cili e ka shoqëruar Tean përgjatë gjithë natës. Dyshja ka postuar video në Instagram shumë pranë njëri-tjetrit duke kërcyer e duke kënduar edhe në tualet.
Të gjitha këto detaje kanë shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur diçka më shumë se miqësi. Megjithatë, kujtojmë se pas aludimeve të para pak kohë më parë për një romancë mes Teas dhe Eneas, ky i fundit reagoi duke thënë:
“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni).Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy…ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është supergocë dhe është me fat ai që e ka në krah”. /News31