Tea donte ta puthte për inat të Shqipes, Andi e refuzon: “Nuk do e pranoja”
Pak puntata më parë tek emisioni “Përputhen”, Tea u shpreh me zë të ulët se do donte të puthte Andin për inat të Shqipes.
Deklarata u dëgjua nga publiku dhe në puntatën e fundit është diskutuar në studio. Tea e ka pranuar se e ka thënë këtë dhe ka deklaruar se do e puthte Andin për inat të Shqipes, jo se ndjente gjë për të.
Por kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Andi, i cili u shpreh se në atë rast, do ta refuzonte puthjen e Teas.
Tea: Thash ashtu për të provuar Shqipen se ishte origjinal takimi. Kështu ishte, nuk është se po vdisja të puthja Andin, se po të doja do e puthja në takim. Publiku më tha pse nuk e puthe.
Andi: Nuk e besoj që Tea do e bënte, edhe unë nuk e di sa do ta lejoja ta bënte një gjë të tillë. Nëse do të ndodhte ndonjë gjë do të ndodhte në takim.
Arjan Konomi i drejtohet Teas: Ti si do ndiheshe (nëse Andi do të puthte)?
Tea: Unë jo mirë. Bora Zemani i drejtohet Shqipes: Ti do ta bëje një takim me Andin pas kësaj?
Shqipja: Ata mund të putheshin dhe me ndjenjë, edhe në qoftë se njeriu edhe ndryshon.
Andi: Si mund ta pranoja unë që ajo thotë do e puth për inat të Shqipes, me mua jo nuk ndodh. Nuk është kjo tema e kësaj. E kam tek pjesa e kësaj që do sqarohej për pjesën e puthjes. Nëse do të afroheshe me ndjenjë, unë pak a shumë e njoh, nuk e di si do ta bëja. Por siç e the për inat, kurrë në botë edhe sikur Kim Kardashian të vinte.