Tea dhe Andi u shprehën se u detyruan të dilnin çift, Ana Lleshi bën deklaratën e papritur
Skandali midis Teas, Andit dhe Beartit ka bërë bujë në rrjet këto ditë. Tea doli çift nga emisioni me Andin, por realisht është e lidhur me Beartin.
Pas këtyre lajmeve, ka reaguar edhe ish konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi. Ajo në një video live në Instagram është shprehur me bindje se Tean dhe Andin askush nuk e ka detyruar të dalin çift nga programi.
“Unë s’jam përputhur që të flas për Tean dhe veprimet e Teas apo të kujtdo tjetër që bën kokrrën e qejfit. Di të them vetëm kaq që në momentin që ti zgjedh të dalësh çift me dikë nuk të detyron askush. Kaq është shumë e thjeshtë”, është shprehur Ana.