Të vishesh sport dhe ‘oversize’ në 2021, Lori Hoxha na mëson sekretet
Asnjëherë si këtë vit veshjet sportive nuk kanë qenë kaq në modë. E kush e di më mirë këtë sesa Lori Hoxha?! Jo vetëm që fotografitë e saj me këto veshje janë idhull për shumë vajza, por suksesi i ‘Cohls’ e konfirmon më së miri.
“Unë i vesh të gjitha masat dhe të gjitha më rrijnë mirë. Varet si e dua fitin në ditën e caktuar. Nëse kërkon një fit pak më të gjerë, sugjeroj të merrni një masë më të madhe”, ka shkruar Hoxha krah fotos ku është pyetur për masën e veshjes.
Më tej ajo ka sqaruar se të gjitha kostumet sportive janë unisex dhe pse deri në mëngjesin e sotëm nuk ka pasur asnjë mundësi për t’i blerë.
“Po sigurisht sepse për momentin nuk janë në stock. Dalin nesër në 9 të mëngjesit”, ka shkruar Lori duke treguar se ditën e sotme të gjithë mund të gjejnë kostumin e preferuar.
Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka treguar gjithashtu një nga kombinimet e saj të preferuara, tek i cili mund të gjeni veten të gjitha.
E pra goca, nëse keni pikëpyetje si të visheni me bluza të gjëra, mbani parasysh, gjithmonë një masë më të madhe se masa juaj./revistawho.com