Të vërtetat e Marco Borriello: Belen, dashuria e vërtetë, klubi i natës në Moskë e 30 milionë eurot

Marco Borriello ka qenë një ish-sulmues i shumë skuadrave. Por popullariteti i tij nuk ka qenë vetëm brenda fushës së lojës, por edhe përtej saj. Shpeshherë në qendër të kronikave rozë, ish-futbollisti kishte mbi vete të ndezur prozhektorët e gossip. Tani ai ka vendosur të tregojë shumë të vërteta lidhur me jetën private dhe karrierën e tij.

Në një intervistë të gjatë për Corriere della Sera, Marco Borriello filloi të tregojë historinë e tij. E nisi që kur ishte 18 vjeç e fitonte 2000 euro në muaj: “Në fillim më udhëhiqte pasioni, por pas shkelmave të para bythës, vendosa që kush të më donte duhej të më paguante mirë. Mendoj se kam fituar 30 milionë euro me futbollin”. Historia e dashurisë me Belen Rodriguez ka qenë një nga më interesantet e të përfolurat: “Një histori e papjekur, e parakohëshme mes dy të rinjve. Ishte historia ime më e rëndësishme dhe zgjati katër vjet. Kur takohemi në Milano, e përqafoj sepse është një grua solare dhe e këndshme”.

KLUBI I NATËS NË MOSKË E DASHURIA PËR MILAN

Por ka një episod në kohën kur luante për Romën, që ishte shumë e rastësishme dhe në të cilën Borrielo u gjen. Gjithcka ndodhi pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Moskë: “Ne ishim atje për një ndeshje kundër CSKA, kur një gazetë lokale shkrepi një foto me mua dhe De Rossi që dilnim nga një klub nate. Shpëtuar edhe pesëmbëdhjetë shokët tanë që dolën prej aty më vonë. Kisha hyrë vetëm për të pirë një Coca cola dhe e gjeta veten të rrethuar nga shumë striptiste”. Në fund, keqardhja për Milan: “Ndihesha mirë, sa keq që nuk ishte e mundur të qëndroja atje përgjithmonë”.