“Të urrej se të dua”/ Lorenci ngacmon Keisin
Ndarja e Keisit me Kristin e ka afruar atë më shumë me Lorencin. Që prej hyrjes së tij, dyshja kanë patur shumë momente kur janë ngacmuar me njëri-tjetrin.
Njohja e tyre nga jashtë, mund të jetë një element që shpjegon arsyen pse ata të dy kanë kimi, të paktën deri më tani, në raport shoqëror.
Kur Lorenci hyri në shtëpi, Keisi tha se iu bë shumë qejfi kur pa klipin për hyrjen e tij. Ky i fundit, thuajse të njëjtin afrimitet ka patur edhe me Nitën dhe me Elvisin, dy banorë të cilët ai i përmendi në klipin prezantues, me argumentin se ka shoqëri me to jashtë.
Teksa po bisedonte me Nitën, Lorenci tha se Keisin e ka shumë shoqe. Ai madje, nisi ta ngacmonte atë, duke i thënë se nuk ka dashur t’i afrohet duke qenë se e është e lidhur me një djalë tjetër.
Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Keisi dhe Kristi kanë botëkuptime të ndryshme dhe se nuk kanë asnjë lidhje më njëri-tjetrit, të paktën si tipologji.
Duke folur me batuta, Lorenci i tha Keisit se e përshëndet me këngën “Të urrej se të dua” dhe i dha asaj një përqafim.